Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin sot në Këshillin e Sigurimit të KB për të mos e sulmuar Izraelin.
Këshilli i Sigurimit u takua pasi Izraeli vrau liderin e Hezbollahut dhe nisi një ofensivë tokësore në jug të Libanit, të cilit Irani iu përgjigj duke sulmuar Izraelin me raketa balistike. “Veprimet tona janë natyrë mbrojtëse,” tha Ambasadorja amerikane në KB Linda Thomas-Greenfield, transmeton Telegram News.
“Për të qenë e qartë, regjimi iranian do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Dhe ne paralajmërojmë fuqimisht Iranin dhe aleatët e tij që të mos ndërmarrin veprime kundër Shteteve të Bashkuara ose veprimeve të reja kundër Izraelit, “shtoi ajo.
Thomas-Greenfield tha se Këshilli duhet të dënojë sulmin iranian dhe t’i përgjigjet “pasojave serioze” të Gardës Revolucionare iraniane. “Ne kemi një përgjegjësi kolektive, si anëtare të Këshillit të Sigurimit, të vendosim sanksione shtesë ndaj Gardës Revolucionare për mbështetjen e terrorizmit dhe për injorimin e kaq shumë rezolutave të këtij Këshilli,” theksoi ajo. /TelegramNews/