Shahini: Integrimi i Veriut bëhet përmes bizneseve

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se bizneset kosovarë kanë filluar të investojnë në veri, veçanërisht pas rritjes së prezencës së Policisë së Kosovës.

Shahini theksoi se brende të fuqishme po blejnë prona dhe se integrimi i veriut do të realizohet përmes investimeve ekonomike.

“Tashmë bizneset e Kosovës kanë filluar të investojnë në veri sepse AKB-ja gjithmonë ka thënë që integrimi i veriut bëhet përmes bizneseve dhe kjo tash ka filluar të ndodhë pas rrënimit të disa strukturave paralele serbe atje, e sidomos pas 24 shtatorit të vitit të kaluar kur Policia e Kosovës është tashmë aktive dhe pothuajse ka nën kontroll gjithçka. Tash është një mundësi e re e investimeve në veriun e vendit, bizneset e Kosovës tash kanë filluar të blejnë prona atje, qoftë private apo edhe përmes procesit të privatizimit, por së shpejti atje do të ketë disa biznese, brende të fuqishme të Kosovës të cilët do të operojnë edhe në gastronomi, hotelieri, shitje me pakicë e me pika të karburanteve”, ka thënë Shahini.

Ai njoftoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve në atë rajon.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews