Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, ka thënë se ka biseduar me nënsekretarin për çështje politike në Departamentin e Shtetit, John Bass, për hapjen e një dialogu strategjik mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai beson se ky dialog do të paraqesë një sinjal të fortë të përkushtimit të të dyja vendeve drejt avancimit të marrëdhënieve të tyre në aspektin cilësor dhe sasior.
Gjuriq gjithashtu ka theksuar se Serbisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i lidhin 143 vjet marrëdhënie diplomatike dhe ka informuar për prioritetet e politikës së jashtme të qeverisë së re të Serbisë, përfshirë përfundimin e reformave kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2027. Ai gjithashtu ka falënderuar palën amerikane për mbështetjen e saj në këtë proces.
Ndërsa Kosova ka raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ende nuk ka arritur të formalizojë një “Dialog Strategjik” me Uashingtonin, ndryshe nga Shkupi dhe Tirana. Disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si Sllovenia dhe Rumania kanë arritur të zhvillojnë dialog të tillë me Shtetet e Bashkuara.