Në vitin e 13 të udhëheqjes së Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq, më shumë se kurrë deri më tani po i lëkundet karriga e pushtetit, derisa Serbia po përgatit terrenin për grevë gjeneralë që ka dal si parulla më e kërkuar e grevistëve për t’i dhënë fund sundimit të Vuçiqit.
Ekspertët politikë dhe sindikalë e studentët dhe aktivistët e fushës së arsimit, janë në ofensivë të bindjes së organizatorëve për ta bërë hapin e fundit të shpalljes së grevës gjeneralë që do të shndërrohej në kryengritje gjithë popullore për rrëzimin e Vuçiqit i cili ka kapur shtetin në çdo cep të Serbisë në 13 vjetët e sundimit.
“Nëse shohim shoqërinë tonë pas 13 vitesh të këtij pushteti, njerëzit janë të pakënaqur në çdo sektor. Arsimi veç është në grevë, sikur edhe bujqit, postjerët e filluan grevën, punëtorët shëndetësorë janë të pakënaqur, e janë në grevë edhe punonjësit e ndërmarrjeve publike, por edhe të punësuarit e privatizimit të linjave, aktivistët në rrugë po mbrojnë akoma gjërat e mira publike që kanë mbetur…Serbija po vlon nga pakënaqësitë dhe për këtë greva gjenerale do të ishte rasti më serioz për një përgjigje përfundimtare të gjendjes në Serbi”, thotë Radomir Lazeviq udhëheqës i frontit majtistë të të gjelbërtve serbë rreth gjendjes aktuale që pritet t’i japin fund epokës 13 vjeçare sunduese të presidentit Vuçiq.
Hapi i radhës në Serbi do të vije nga një koncensus i përgjithshme sindikal që do ta hedh në rrugë çdo kompani si ngritje morali për ta mbështetur njëri – tjetrin dhe Serbia po pret që në këtë segment të punojnë studentët të cilët janë në gjendje të mbrojnë çdo lloj lufte të pakënaqurish.
Protestat masive në Serbi, tashmë kanë nxjerrë publikisht afishet për grevë gjeneralë që t’i jepet fund pushtetit të Vuçiqit dhe vartësve të tij.
Serbia ka rritur pakënaqësitë popullore me vendosjen e çipit të ri siç e quan ekipi i forenzikës së Amnesti Internacional që konstaton se ai është një softver spiunues në telefonët e shumë njerëzve që kanë shfrytëzuar institucionet serbe BIA dhe MUP. Kjo paketë që është financuar nga Norvegjia nën administrimin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për projektet shërbyese (UNOPS) i është ofruar edhe Ministrisë së punëve të Brendshme të Serbisë nga 2017 deri më 2021 për të ndihmuar luftën kundër organizimit kriminal, një shërbim që ka qenë funksional kryesish gjatë kohës në pushtet kryespiunit Vulin./Telegram News