Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se “hapja e urës mbi Ibër në Mitrovicë paraqet shumë rrezik, sepse serbët dhe shqiptarët nuk duan të jetojnë së bashku, madje edhe kur duhet patjetër të jetojnë bashkë, shpërthejnë incidentet”.
Kështu tha nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Vulin në një paraqitje për RTS, duke folur për gjendjen aktuale rreth protestave serbe për litiumin që kapin shifrën rreth tre miliardë euro me operatorin Rio-Tonto, që ka paguar 500 milionë dollarë për shpronësime në territorin Jadar mes Serbisë dhe Republikës Serbe, ka folur me prioritet për urën e Ibrit.
Në paraqitjen e tij në RTS, Vulin ka thënë se serbët e Kosovës nuk i frikësohen paralajmërimit të hapjes së urës, por se janë të brengosur sikur edhe Qeveria e Serbisë.
Ai ka lavdëruar mardhënjet me Rusinë duke thënë se ato kurrë nuk kanë qenë në nivel më të mirë.
Se Ura mbi lumin e Ibrit, është bërë temë e përditshme që paraqet rrezik për shtetin e Kosovës, flet çdo ditë Washingtoni, Brukseli, Prishtina dhe Beogradi.
Qeveria e Kosovës ka dhënë një tender që nuk kalon numrin dyshifror për renovimin e urës dhe ka paguar edhe ekspertin për testimin fizik të saj në raport me transportin publik, lëvizje të cilat po konsiderohen nga bashkësia ndërkombëtare si përkushtime këmbëngulëse për hapjen e urës në mënyrë të njëanshme, gjë që Washtingtoni e konsideron të rrezikshme për sigurinë e ushtarëve amerikanë në kampin Nothing Hill në Leposaviq, të cilët në rast trazirash te ura, do të ishin të parët reagues nga Garda Nacionale e Georgias.
DASH ka bërë të ditur për Qeverinë e Kosovës se nuk lejon rrezikimin e ushtarëve amerikanë në Kosovë dhe ka dhënë sinjale të qarta se ata përmes misionit të KFOR-it do të reagojnë që të mos vihet në rrezik siguria.
Informacionin për rrezikun e hapjes së urës mbi Ibër e ka paraqitur ambasadori i SHBA- në Kosovë Jeffrey Hovenier.
Isa Mustafa: Qeveria ka shumë probleme më të mëdha se urën
“Nuk është se s’kemi shumë e shumë probleme më të mëdha për t’i zgjidhur dhe për të treguar efiçencën e qeverisë. Retorika e qeverisë dhe e ndërkombëtarëve për këtë çështje është e frikshme.
Të sjellësh SHBA-të në situatë të të thonë se nëse i rrezikoni ushtarët tanë, ne do t’i marrim të gjitha veprimet për t’i mbrojtur ata, nuk do koment.
Kosova nga miku i ngushtë i shtetit që e çliroi dhe e bëri të pavarur, me këtë lidership u transformua në një vend që pretendon se rrezikon ushtarët amerikan dhe evropian.
Ky është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Serbisë dhe aleatëve të saj”, ka thënë Mustafa në një paraqitje për Indeksonline.
Konsideroj se Qeveria mund ta zgjidhë këtë çështje duke u ulur në Prishtinë, në Bruksel apo në Washington me partnerët tanë, duke kërkuar një plan veprimi të përbashkët me ta për hapjen e urës. Kështu mund të bëhet e jo me kopjime të kamionëve të Radojçiqit në versionin e kamionëve të kompanive të lidhura me VV-në dhe me zëvendësimin e “rojeve të urës” me ministra dhe deputetë të VV-së”, ka shtuar ish kryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së Isa Mustafa./S.Krivaqa