Një numër i madh i qytetarëve nga Beogradi dhe qytete të tjera të Serbisë ia kanë mësy Novi Sadit në mëngjesin e sotëm, për të përkrahur protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre.
Kjo kja krijuar kolona disa kilometra në disa pjesë të autostradës nga Beogradi për Novi Sad, raporton N1.
Protestat ka disa ditë që po vazhdojnë dhe vijnë si rezultat i tragjedisë së ndodhur në Novi Sad ku muaj më parë u shemb një mbikalim e ku vdiqën 15 persona.
Svi putevi vode u Novi Sad! 🇷🇸
Kolona vozila na naplatnoj rampi na ulazu u Novi Sad! #SviNaUlice pic.twitter.com/bQMEaAJIJ4
— Kreni-Promeni (@KPromeni) February 1, 2025