Tentim vrasje në Gjakovë, policia arreston të dyshuarin

Policia ka njoftuar se një person është therur me thikë sot në orët e paradites në Gjakovë.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person.

Lajmin për Telegram News e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 10:25 viktima mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga i dyshuari po ashtu i moshës madhore (dyshohet me mjet të mprehtë) në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë”, tha Elezaj.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “vrasje në tentativë”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews