Dënohet me dy vite burgim dhe 9 mijë euro gjobë i akuzuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, i akuzuari Marko Dançiq është dënuar me dy vite burgim efektiv dhe me 9 mijë euro gjobë për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, më 2023 pranë objektit të Komunës së Zveçanit.

Paraprakisht, nga Gjykata u bë e ditur se i akuzuari Dançiq dhe Prokuroria Speciale kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, prokurori special Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur pas pranimit të autorizimit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, dhe se i akuzuari paraprakisht është njoftuar për benifitet dhe pasoja e pranimit të fajësisë.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Dançiq, avokati Bogdan Llaziq tha se në tërësi i qëndrojnë prapa marrëveshjes së arritur me Prokurorinë dhe se sa i përket dënimit me gjobë, tha se kërkojnë që të përcaktohet për një periudhë më të gjatë kohore.

Më pas, gjykatësi i rastit Valon Kurtaj tha se meqenëse marrëveshja e arritur është konform dispozitave ligjore, e njëjtat pranohet dhe se me aprovohet edhe dënimi i rekomanduar.

Andaj, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, Dançiq u dënua me dy vite burgim efektiv dhe për “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” me 6 muaj burgim. Mirëpo, me pëlqimin e të akuzuarit, gjykatësi tha se dënimi me burgim prej 6 muajsh i zëvendësohet me gjobë prej 9 mijë euro.

Gjykatësi Kurtaj tha se periudha kohore për pagesën e gjobës, do të jetë në maksimumin që e lejon ligji.

Në emër të paushallit gjyqësor, Dançiq u obligua të paguajë shumën prej 100 euro dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit shumë prej 100 euro.

Gjithashtu, Kurtaj tha se në dënimin me burgim efektiv, Dançiq i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe atë qysh nga data 15 nëntor 2024.

Kurse, prokurori Kodraliu dhe avokati Llaziq, njoftuan se nuk do të ushtrojnë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 12 janar 2024 ka ngritur aktakuzën ndaj Marko Dançiq, i cili ngarkohej se më 29 maj 2023, në perimetrin e objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehurit e tjerë ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale serioze, ku përmes përdorimit të forcës kishte sulmuar dhe kanosur seriozisht ushtarët e misionit të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra të ndryshme, molotov dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe me armë zjarri.

Si pasojë e këtyre veprimeve, thuhet se janë lënduar 30 pjesëtarë të këtyre forcave, tre nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke garantuar qetësinë dhe rendin publik, dhe se nga veprimet e të akuzuarit me të pandehurit e tjerë, është rrezikuar jeta dhe trupi i këtyre personave zyrtarë duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Andaj për këto veprime, Dançiq ngarkohej me veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragarfi 6 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se me datë dhe kohë të njëjtë si në pikën e parë, Dançiq në koordinim me të pandehur të tjerë, në mënyrë aktive ka marrë pjesë në trumën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale që cenojnë seriozisht vendosjen e rendit kushtetues në komunat veriore, ashtu që përkundër kërkesave për shpërndarje të qetë të turmave nga ana e KFOR-it, të pandehurit kishin ushtuar dhunë të pakontrolluar me mjete të forta, molotov dhe mjete shpërthyese, nga të cilat seriozisht janë lënduar 30 pjesëtarë të KFOR-it, si dhe kanë shkaktuar dëme materiale në makinat e Policisë së Kosovës, me çka me anë të këtyre veprimeve kanë shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë.

Prandaj, Dançiq ngarkohej me veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” nga neni 404, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews