Sulmuesi i Gjilani, Senad Jarovic është shpallur futbollisti më i mirë për xhiron e fundit në Superligë.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Synaj Keqi, Naim Kodraliu, Blerim Haxholli.
Jaroviq shënoi dy gola dhe një asist në fitoren vendimtare të skuadrës së tij ndaj Dukagjinit.
Pasi mori këtë çmim, Jaroviq u shpreh i lumtur që u vlerësua sërish si më i miri i javës dhe që skuadra e tij e arriti objektivin e këtij edicioni./GazetaPuls