Nëpunësit doganor në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të valixheve të një udhëtari nga Turqia zbuluan 22 orë të brendit “Nika” në vlerë të përgjithshme prej 272 mijë denarë.
Të njëjtat ai nuk i kishte raportuar gjatë hyrjes në shtet.
Nga Drejtoria Doganore sot informuan se pasagjeri i cili ka mbërritur me fluturim nga Stambolli, ndërsa ishte orëndreçës me profesion, në pyetjen e nëpunësve doganor nëse ka diçka për të deklaruar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, pastaj është dërguar në kontroll me skenar.
Orët janë sekuestruar, ndërsa kundër pasagjerit do të ngritet procedurë kundërvajtëse.