Përmes një video tejet kreative të postuar në rrjetet sociale, SC Gjilani ka prezantuar logon e re për edicionin e ri.
Logo ka mbajtur ngjyrat tradicionale, derisa ndërthen në vete historinë shumëvjeçare të klubit.
Si bazë e saj, gjendet edhe një skifter, në përputhshmëri me emrin e tifogrupit të tyre, “Skifterat”.
Kujtojmë që SC Gjilani e mbylli edicionin e kaluar në vendin e shtatë, duke i ikur barazhit tek në ndeshjen e fundit të kampionatit.