Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Real Madridi dhe Dortmundi do të përballen sot me fillim nga ora 21:00 në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në ‘Wembley’ të Londrës.

‘Los Blancos’ do të jenë në kërkim të trofeut të 15-të të Ligës së Kampionëve ndërsa Dortmundi në anën tjetër do të synojë që ta fitojë atë për herë të dytë në historinë e klubit.

Teksa kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të ndeshjes, tashmë është raportuar se njëri prej yjeve kryesor të Real Madridit nuk është në gjendjen më të mirë shëndetësore para takimit.

Bëhet fjalë për Vinicius Junior i cili sipas raportimeve nga Spanja është përballur me temperaturë të lartë gjatë dy ditëve të fundit.

Stafi i trajnerëve të Real Madridit e ka zbuluar gjatë ditëve të fundit se Vini nuk po gëzonte shëndet të plotë.

Ata janë të shqetësuar në lidhje me atë se në çfarë kushtesh do të luajë braziliani sonte, ndonëse Vinicius ka bërë gjithçka nga ana e tij që të jetë i gatshëm për këtë sfidë, duke marrë hapa dhe injeksione.

23-vjeçari ka qenë një aset shumë i rëndësishëm i madrilenëve gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, pasi në nëntë ndeshje të luajtura ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews