Nëse asteroidi “Apofis” do të gjendet në të ashtuquajturën rrethi i gravitetit, saktë ku do ta godet fushën magnetike të tokës, ai do ta ndërrojë rrugën për ta rrezikuar tokën sërish më 2036, kur herën tjetër do të kalojë pranë tokës , me mundësi reale të goditjes, thonë shkencëtarët hipotetikisht.
Asteridi i akullt që tashmë është pagëzuar nga shkenctarët me emrin e lashtë të Zotit të Kaosit egjiptian “Apofis”, do të kalojë pranë planetit të tokës më 13 prill 2029.
Edhe pse shkenctarët sipas matjeve të deritashme nuk parashohin që ai ta godet tokën , inxhinjerët e teknologjisë së Universitetit të Masaqusit, po ndërmarrin hapa shpëtimtarë, nëse diçka nuk shkon mirë me ecjen e tij që universi mund t’i ndërrojë drejtimin nga varësia e fushave të gravitetit .
Megjithatë të gjitha llogaritjet shkencore flasin se rreziku më permanent i goditje së tokës nga një asteroid më 2029 , nuk do të ndodh.
Shkenstarët e Universitetit të Teknologjisë në Masaqusi, kanë zhvilluar mundësninë e devijimit të “Apofis” nga toka.
Ata duke matur madhësinë e tij dhe shpejtësinë ,shprehin optimizëm se do ta shmangin edhe me mjete tjera teknologjike, të bazuara në trupa të tjerë qiellorë drejtuar tokës më 2023.
NASA më 2007 në një raport drejtuar Kongresit Amerikan, ka përshkruar mbrojtjen më efikase nga asteroidët, në rast se i drejtohen tokës dhe kanë saktësuar se lansimi i bombës nukleare në hapësirë, është mundësia më e mirë e asgjësimit të asteroideve nëse ata i drejtohen tokës.
Goditja e tokës nga asteroidët ka ndodhur shumë herë deri më tani dhe goditja më vdekjeprurëse ka ndodhur para 60 mijë vitesh, kur janë zhdukur dinosaurët.
Asteroidi i shkatërrimit më masiv të tokës që ndryshoi strukturën biologjike të botës, kishte fuqinë mijëra megatonëshe të fuqisë nukleare, specifikojnë shkenctarët duke matur tani hapsirat e goditjes së tokës në kontinentin e Azisë./Telegrami.co./