Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20%.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj këtë rritje e quajti të padinjitetshme, duke shtuar se me 20 euro pensionistët nuk mund t’ua blejnë as smokat nipave e mbesave për një muaj.
“Sidoqoftë pagat për vete i patën ngrit përafërsisht 400 Euro ne fillim. Pushtet hajgare dhe mosmirenjohes”, tha ai.