Deputetja e LDK-së, Rezarta Krasniqi, ka vlerësuar se mërgata është mobilizuar për ndryshim në zgjedhjet nacionale.
Ajo ka bërë me dije se pjesëtarët e mërgatës do të kontribuojnë në fitoren e LDK-së më 9 shkurt.
Ajo në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se bashkë do të bëhet ndryshimi.
“Mërgata e gatshme të kontriboj për fitoren e LDK-së. Faleminderit për kontributin tuaj të palodhshëm që keni bërë për këto vite. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Krasniqi.