Informacionet e Policisë në Ferizaj, thonë se në mëngjesin e ditës së sotme , rreth orës 08.00 në Fushë-Kosovë, është rrëmbyer një femër 19 vjeçare, për të cilën një telefonatë në Ferizaj rreth orës 9.30 ka zbuluar se e rrëmbyera qëndron në një pikë karburanti në periferi të Ferizajt, më saktë në fshatin Bibaj.
I dyshuari Gj. H. (23),në aksionin e policisë së Ferizajt është arrestuar në oborrin e kësaj pike të karburantit dhe është shoqëruar në polici.
Shoqërimi në polici i të rrëmbyerës dhe të dyshuarit për rrëmbim është bërë në bashkëpunim mes stacioneve policore të Ferizajt dhe Fushë Kosovës.