Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.
Në njoftimin e publikuar në Facebook thuhet se IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtarit policor.
“Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e IPK-së.