Një person është arrestuar dje për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.