Rrëfimi i së dielës: Shqiptarët në burgun e Goli Otokut

Ky shkrim është bërë nga biseda e ish-të burgosurit shqiptar nga Prizreni, Rizan Xhoxhaj, i cili me vite të tëra vuajti dënim në burgun e Goli Otokut në Kroaci.

Plaku Xhoxhaj, mban mend  ngjarjet persekutuese të shqiptarëve në burgun me famëkeq të ish-Jugosllavisë dhe mban mend kur ndërtimi i Goli Otokut  është bërë duke bartur gurët me krah e duar brenda ishullit derisa  vendi ishte një shkretëtirë në të cilën po vendosej themeli i një burgu që përnga tmerri mund ta kalonte Al Katrazin, ku shqiptarët dhe ata që vdisnin fillimisht gjatë punës, hidheshin në det si ushqim për peshkaqenët që tashmë jetonin dhe shiheshin në brixhët e ishullit , sepse aty e kishin ushqimin me bollëk.

Kur e kanë dërguar fillimisht në Goli Ototok, aty ishte një shpellë e vetme dhe tre mijë të burgosur, shumica e të cilëve ishin shqiptarë.

Sipër detit në kodra shkëmbore, ku nuk kishte jetë as për insekte, kishte gjetur shpellën ku pushkatoheshin shqiptarët dhe nuk e  kishte kuptuar nëse ajo shpellë ishte bërë nga natyra, apo nëse ishte ndërtuar për diçka të tmerrshme.

Udhëtimi kishte ndodhur natën, ashtu sikur ndodhin edhe vrasjet, vetëm gjatë natës dhe kjo dihej vetëm kur merreshin shqiptarët nga fusha dhe dihej se ata që ndaheshin nga shokët, më kurrë nuk ktheheshin mes të gjallëve.

Deti pranë themeleve të burgut në Goli Otok, shoqëruesit e vetëm i kishte  peshkaqenët që ofroheshin deri në breg në kërkim të kufomave që ishin bërë ushqimi i vetëm i  tyre, sepse hidheshin të burgosurit që vdisnin nga torturat!

Burrat shqiptarë që vdisnin nga torturat, hidheshin bashkë me dosjet e tyre dhe biografinë dokumentare, që zhdukeshin pa lënë gjurmë të vendndodhjes.

Riza Xhoxhaj tregon se peshkaqenët e duan gjakun dhe ata ishin aty  pse ushqeheshin me trupat e pajetë që UDB-ja ua merrte jetën vetëm pse ishin shqiptarë.

Kur i zbarkonin shqiptarët në Goli Otok ,ende pa qenë i ndërtuar as burgu, ata përdornin stilin e Romës së vjetër duke i vendosur shqiptarët mes dy rreshtave dhe mbi ta binte guri e druri, grushti e shqelmi dhe pushka a bomba,

Ana më e errët ishte se ata  i çonin aty për ta vuajtur burgun dhe me të arritur në Goli Otok, ata  gjendeshin para të burgosurve të vjetër, që detyroheshin t’i rrihnin të burgosurit e rinj me forcën e paktë që u kishte mbetur në trup, pasi edhe ata ishin rrahur e maltretuar njëjtë.

Kush kishte besuar se do të ishin shqiptarët ata që do të viheshin në sprovë me vite të tëra si skllevër  me 200 gramë bukë në 24 orë dhe me një batare ujë në po aq orë?

Si i mbijetoi Goli Otokut Riza Bajram Xhoxhaj?

Në shtëpinë e vjetër në fshatin Petrovë të Prizrenit, 87 vjeçari Rizan Bajram Xhoxhaj, vetë i treti vëlla shpjegonte tmerrin e Goli Otokut deirsa rrethohej nga   djemë e nipër,  që si gjithnjë prisnin mysafirë dhe të afërm .

Ai në moshë shumë të shtyrë mbante mend me data e ngjarje si kanë ndodhur gjërat në vitet e 50-ta kur Serbia dhe agjentura e saj në Kosovë e arrestoi për ta transferuar në shumë burxhe dhe për t’i dhënë fund në Goli Otok. Tek lexonte gazetat ditore në këtë moshë, duke qenë i pa kënaqur me planin e Ahtisarit, ai shpresonte se më në fund  kishte ndodhur çlirimi i Kosovës, por duke pasur gjithnjë parasysh se e drejta e bashkimit të Kosovës  me Shqipërinë nëse do të ndodhte me kohë, lufta e vitit 1999, nuk do të ndodhte.

I lindur në prill të vitit 1920 në Vërmicën kufitare që kishte 350 shtëpi ai thotë:” E mbaj mend Vërmicën e asaj kohe me shtatë lagje dhe 350 shtëpi dhe jetonim në kufi me Shqipërinë dhe fshati shikohej 24 orë mes dylbive të shtetit jugosllav. I kishim larg sa Kukësin sa Prizrenin dhe ishim pikë frekuentuese për miqtë e armiqtë. Çdo gjë kishte nisur mbrapsht, sepse agjentura e Jugosllavisë kishte dërguar agjentë më 1912 të cilët kishin ardhur këtu për t’i mësuar shqiptarët të murosnin në ndërtimtari, pasi ish-Jugosllavia do të hapte punë me të madhe. Shtireshin si mjeshtër dhe ishin agjentë  shtetëror. Qëllimi ishte jo t’i mësonin zanat shqiptarët, por në biseda e sipër me popullin të kuptonin se cilët ishin shqiptarët më të zot të kësaj ane.

Përgatitej terreni për spastrimin e shqiptarëve dhe për kolonizimin e Kosovës me serbë që do t’i paguante shteti të jetonin këtu vetëm për ta ndryshuar strukturën nacionale.

Vërmicasit nuk dinin se ata nuk ishin mjeshtër, por agjentë dhe ushtarakë serbë që vetëm pas pak ditësh do t’i zgjedhnin burrat më të mirë të kombit për t’i vrarë. Shtatë i vranë te mulliri dhe  njëzetë në  gropën e Zhurit!

Eshtrat e tyre më vonë i kemi gjetur në Zhur, në vitin 2000, pas lufte dhe  i kemi varrosur në varrezat e fshatit. Fshati nga qindra shtëpi  falë gjenocidit serb u zvogëlua në 30 shtëpi dhe në vitin 1962 nga zullumi serb u shpërngulën në Petrovë të Prizrenit.

U bë shtrëngim i hekur kufitar nën presionin e lartë ushtarak dhe fshati u detyrua të shpërngulej në Petrovë ku kishte vetëm tre shtëpi.

Vuajtjet  nuk përfunduan dhe shteti e nisi fushatën e burgosjeve dhe më vitin 1944 erdhi urdhri të nisemi në Mal të Zi. U nisëm këmbë nga Peja për atje përmes Rozhajes.

Gjermanët e çarmatosën komandantin tonë Ilaz Agushin pastaj e burgosën. Kosova kishte pësuar një traumë me vrasjen e djemve dhe burrave nën urdhrat serve. Serbia zhvillonte aksione për spastrimin e shqiptarëve dhe aksioni që ishte shumë masiv ishte  grumbullimi i shqiptarëve për  masakrën e Tivarit, një marrëveshje që kishte ndodhur mes Serbisë dhe Malit të Zi për vrasjen e shqiptarëve në Tivar dhe marrëveshja thoshte se shqiptarët duhej të dërgoheshin jashtë Kosovës për t’u ekzekutuar…

Sa i përket Goli Otokut, ata që vriteshin në shpellë, hidheshin në det!

Aty peshkaqenët i kapnin me dhëmbët e fuqishëm ende pa u hedhur ne ujë. Shqiptarët i torturonin dhe i vritnin. Unë shpëtova faë një inxhinieri serb që më nxori  në punëtori të punëve me hekur ku mësova zanatin e mbathjes së kuajve. Në Goli Otok ka pasur shqiptarë të mençiur dhe të aftë e më i zot mes tyre ishte Ymer Çerkezi, si një njeri për të cilin flitej më së shumti dhe atë e vranë në shpellën me ujë. Aty ndodhej edhe  Qamil Brovina dhe shumë e shumë të tjerë. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews