Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka kujtuar se si Lëvizja Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021, “shpalli fitore” para kohe në 24 komuna.
Siç ndodhi atë kohë, VV kishte fituar vetëm tri komuna.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, ai ka bashkëngjitur edhe deklaratën e deputetit të kësaj partie, Armend Muja.
“Sondazhet e tregonin Kurtin fitues të zgjedhjeve lokale në vitin 2021 në Kosovë. Kjo bëri që partia qeverisëse të shpallte fitore para kohe në 24 komuna. Siç ndodhi, VV mori vetëm 21 për qind të votave dhe humbi kryetarët në të gjitha komunat, përveç tri komunave (ku fitoi me rreth 100 vota”” – ka shkruar Selimi.
Opinion polls were declaring Kurti a winner of 2021 Kosovo local elections. That led the governing party to prematurely call victory in 24 municipalities. As it happens VV got only 21% of party votes and lost mayors in all but 3 municipalities (where they won by few 100 votes). pic.twitter.com/5uu0ifWpu5