Rrahje masive në një pishinë në Istog, dy persona bëhen për spital

Një rrahje masive ndodhi sot në një pishinë në Istog, me disa persona të përfshirë për motive ende të panjohura.

Njëri prej tyre është arrestuar nga Policia, ndërsa të dyshuarit e tjerë kanë arratisur.

Dy persona që pësuan lëndime trupore nga përleshja janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari që u ndalua u kap teksa po tentonte të ikte.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, ka konfirmuar incidentin për Telegram News:

“Sot rreth orës 17:00, Policia është informuar për një rrahje që ka ndodhur në një pishinë në Istog, ku disa persona janë përfshirë në konflikt. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-Istog dhe më pas në Spitalin Rajonal në Pejë.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe njëri prej tyre ka shkaktuar aksident trafiku gjatë ikjes. Pas intervistimit, i njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë sipas urdhërit të Prokurorit të shtetit, ndërsa të dyshuarit tjerë janë në kërkim nga Policia.”

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews