Një person në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan TelegramNews.
Sipas njoftimit, i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.