Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vizituar majën e Gjeravicës duke bërë thirrje për këdo që dëshiron për ngjitjen e radhës .
Përmes një postimi në platformen “X”, Rohde ka shkruar se ka kaluar mirë duke mbledhur boronica dhe freskimin në liqen gjatë ngjitjes drejt majës së Gjeravicës.
“Kalova një kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica! Nga mbledhja e boronicave të freskëta tek zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe gatimi i flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të mrekullueshme”, ka shkruar Rohde. /TelegramNews/
Had an incredible time hiking Kosovo's highest peak, Gjeravica! 🏔️
From picking fresh blueberries🫐 to taking a refreshing dip in a mountain lake and even making traditional flia, it was a great adventure with great company.
Watch the recap video and join me next time! 🎥
🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/wANSIY1AvI— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 28, 2024