Mbrojtësi Robin Le Normand, i cili fitoi titullin e evropianit me Spanjën në Gjermani, ka kaluar sot në radhët e Atletico Madrid.
Skuadra spanjolle njoftoi se 27-vjeçari i lindur në Francë, nënshkroi një kontratë pesëvjeçare.
Le Normand ka luajtur për Brest në Francë dhe Real Sociedad. Ai ndihmoi Sociedadin të fitonte Kupën e Mbretit 2020. Le Normand shënoi gjashtë gola në 221 ndeshje për Real Sociedad. Ai luajti në gjashtë nga shtatë ndeshjet e EURO 2024 për “Furinë e kuqe”./Telegram News