Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marr sot pjesë në hapjen e pikës së Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Rizvanolli në Facebook ka thënë është kënaqësi për të që të jetë konsumatorja e parë e kësaj pike.
Ndër tjerash, Rizvanolli ka bërë të ditur se nga posta në veri u ka dërguar një kartolinë familjarëve të saj në Londër.
“Kënaqësi të jem konsumatorja e parë e pikës së re të Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore, nga ku u dërgova një kartolinë familjarëve në Londër Së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, vizituam këtë pikë e cila, bashkë me tetë pikat tjera të Postës në 4 komunat veriore dhe në kufi, do të sigurohen që secili qytetar i Republikës së Kosovës ka qasje në shërbime cilësore, si shërbimet postare, pagesat për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e lincesat e ndryshme në institucione, ndër të tjera. Përveç shërbimeve postare e të pagesave, në këtë pikë ofrohen edhe shërbimet nga VALA – Telekomi i Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli.