Plas skandali te Kombëtarja e Kosovës, aty ku zhvillime dramatike po zhvillohen së fundmi.
Edon Zhegrova, Arjanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi me vendim të selektorit, Franco Foda dhe FFK-së.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media.
E në lidhje me këtë gjë, ka reaguar edhe kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.
“Kosova është më e madhe sesa të gjithë ne”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.
Ndryshe, këto përjashtime vijnë një ditë para ndeshjes së nesërme si mysafir i Qipros.