Zyra Kombëtare e Auditorit ka konstatuar edhe shkelje të tjera në të gjeturat e auditimit në konstatim se “ndërmarrja nuk ka realizuar vlerësimin e pasurive në pronësi të saj ashtu sikur nuk ka regjistruar as mbetjet teknologjike në pronësi”.
Zyra Kombëtare e Auditimit për pasqyrat Financiare vjetore në Trepça Sh. A. për vitin 2023, në raportin e vet të publikuar ka gjetur shkelje esenciale në shumë fusha të pasqyrës financiare për vitin 2023 si në të ardhurat e përgjithshme, pasqyrën e rrjedhjes së parasë së gatshme .
Raporti pasqyron bazat për opinion kundër dhe se pasqyrat financiare të bashkëngjitura nuk paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë të pozitës financiare në Trepça Sh. A. deri më 31 dhjetor 2023, të përformancës së saj financiare dhe rrjedhës së parasë së gatshme për vitin 2023.
Shkeljet pasqyrojnë se “ndërmarrja nuk ka përfshirë 131 parcelat në regjistrat e saj si dhe nuk ka arritur të sigurojë dokumentacionin burimor për 19 mostra për pasurinë vlerë totale 166.014.605 euro”.
Tutje raporti precizon se “ndërmarrja kishte prezantuar pasuri afatgjatë në vlerë prej 318.799.434 euro, përderisa regjistri i pasurive të gjeneruara nga softueri i kontabilitetit prezanton vlerën neto të pasurive në shumën 282.932.996 euro.”
Zyra Kombëtare e Auditorit ka konstatuar edhe shkelje të tjera në të gjeturat e auditimit në konstatim se “ ndërmarrja nuk ka realizuar vlerësimin e pasurive në pronësi të saj ashtu sikur nuk ka regjistruar as mbetjet teknologjike në pronësi.
Të hyrat nga shitja, të prezantuara në PFV ishin të nënvlerësuara për 452.890 euro, pasi faturat nuk janë regjistruar konform dokumentit unik doganor”, shpalos raporti.
Në bazat për opinion kundër, raporti i auditimit ka gjetur 17 raste të shkeljes dhe në fund raporti thekson:
“Sipas konkluzioneve tona, për shkak të rëndësisë së çështjeve të përshkruara në kapitullin Baza për Konkluzione, transaksionet e kryera të Trepça Sh. A. nuk ishin në përputhje me kriteret e përcaktuara të auditimit që burojnë nga legjislacioni i zbatueshëm për subjektin e audituar në kontekstin e përdorimit të burimeve financiare”.
Në kapitullin Baza për Konkluzion është evidencuar se gjatë vitit 2023, ndërmarrja ka realizuar pagesa në emër të pensioneve të parakohshme për 288 përsona në vlerë totale 70.550 euro duke u bazuar në një vendim të menaxhmentit të vitit 2006.
Vendimi kishte specifikuar se këtë “të drejtë”, punëtorët e gëzojnë deri në hartimin e ligjit sistemor.Ne kemi kërkuar sqarime plotësuese, mirëpo ndërmarrja nuk ka arritur të na dëshmojë bazën ligjore për këto pagesa”, akcepton raporti dhe vazhdon me shkeljet e radhës ku thuhet se ndërmarrja nuk ka bërë pagesa për kontribute dhe tatime në paga që nga viti 2020 për punonjësit e saj ndërsa për 110 punëtorë, nuk janë paguar atributet në ATK për paga.
Për shkak të defekteve në sistemet e pagesave, ndërmarrja ka qenë gjatë vitit 2023 nën procedurat e përmbarimit ku vlera e lëndëve në pritje për ekzekutim në fund të vitit ishte 6.370.713 euro.
Për shkak të paaftësisë së ndërmarrjes që janë( burime kuadror v.j), moskryerja me kohë e obligimeve, Trepça Sh. A. do të ketë kosto shtesë pagesash përmabruese dhe gjyqësore, spikat raporti i të gjeturave të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Trepça që ishte bartëse ekonomike dhe garantuese e kredive në ish Jugosllavi, pas lufte po kalon nëpër kriza të njëpasnjëshme ekonomike për të cilat janë akuzuar të gjitha qeveritë e pas luftës.
Gjiganti minerar dhe ekonomik Trepça, që është menduar të jetë burimi kryesor i pasurisë së Kosovës, aktualisht punëtorëve u ka borxh pesë paga mujore./Telegrami.co./