Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se renovime të institucioneve tjera parashkollore do të ketë edhe ditët në vijim, teksa thotë se ndarja e fondeve për këtë çështje “kurrë nuk është e bollshme”.
Në një deklarim për media pas përurimit të çerdhes “Xixëllonjat”, Rama ka kërkuar më shumë bashkëpunim në mënyrë që renovimet të kryhen sa më shpejtë. Ai tregoi edhe arsyen e vonesave të çerdhes “Xixëllonjat”.
“Ka qenë proces 2 vjeçar ka qenë i stërzgjatur për mendimin tim për fat të keq këto i kemi kushtet edhe po mundohemi që së bashku me projektet t’i edukojmë edhe kontraktorët e ndryshëm në procesin pra në dinamika të punës duke punuar me menaxher profesional që ju ndihmojnë edhe stafit në administratë por edhe stafin në kompani të cilat edhe marrin punë nga kryeqyteti, pra është një proces i transformimit i gjithë dimensioneve të ndryshme përveç infrastrukturës fizike që tash po e zhvillojmë edhe po e krijojmë”, u shpreh Rama.
Tutje Rama foli për krijimin e fondeve vullnetare të prindërve të institucioneve ku tha se këto fonde kurrë nuk janë të bollshme.
“Unë mendoj që fondet vullnetare janë të mirëseardhura edhe asnjëherë pra investimet kurrë nuk janë të bollshme për fëmijët tanë gjithmonë mundet me qenë mirë e më mirë. kjo është një iniciativë e prindërve e mrekullueshme që në bashkëpunim me institucione me ngrit fonde shtesë për me i përmirësua edhe më shumë kushtet”, deklaroi Rama.
Kreu i Prishtinës tregoi edhe renovime të çerdhes do të ketë edhe në lagjen “Dardania” në Prishtinës.
“Do të hapim edhe çerdhen tjetër ne lagjen ‘Dardania’ me kushtet më të mira të mundshme është vonuar pak për arsye se isha para disa muajsh me pa zhvillimin e punimeve me numër të madh të metave posaçërisht në fasadën e jashtme dhe kemi insistua që ajo plotësisht të ndërrohet për arsye nuk kishte standarde që kemi prit dhe që është i specifikim edhe për këtë arsyeje edhe u bë i gjithë ndërrimi dhe janë bërë këto adoptime zhvillimet përmirësimet edhe tash bëhet edhe hapja i atij institucioni tjetër pra janë edhe 5 tjera në proces”, përfundoi Rama. /EO