Qeveria: Ura është simbol i lëvizjes së lirë, është vlerë dhe liri themelore e BE-së

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,Jeffrey Hovenier.

Sipas komunikatës, ky takim u zhvillua pikërisht 8 vjet pas diskutimeve që ishin mbajtur me 2 gusht 2016 në Bruksel në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Urën e Mitrovicës në kuadër të dialogut në Bruksel, e që u pasua pastaj me Planin e Bashkimit Evropian për hapjen e urës së Mitrovicës për këmbësorë dhe automjete në dy drejtime.

Tutje thuhet se Kurti ka paraqitur planin për hapjen e urës mbi lumin Ibrër, derisa theksohet se konsultimet dhe koordinimet vazhdojnë, shkruan TelegramNews.

“Ky takim sot u zhvillua pikërisht 8 vjet pas diskutimeve që ishin mbajtur me 2 gusht 2016 në Bruksel në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Urën e Mitrovicës në kuadër të dialogut në Bruksel, e që u pasua pastaj me Planin e Bashkimit Evropian për hapjen e urës së Mitrovicës për këmbësorë dhe automjete në dy drejtime. Kryeministri Kurti paraqiti para përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe BE-së planin e Qeverisë për hapjen e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër. Plani parasheh testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës, vlerësimin e rrezikut dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, rivitalizimin vizual të urës me qasje në urë për të gjithë, diskutimet me qytetarë dhe grupe të interesit si dhe fushatën e informimit gjithëpërfshirës mbi përfitimet dhe qëllimet e hapjes së urës. Konsultimet dhe koordinimi vazhdojnë”, thuhet në njoftim.

Teksa sipas komunikatës, Qeveria është për lëvizje të lirë dhe integrim të qytetarëve, pasi siç thuhet, ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian.

“Siç thuhet në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e urës, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se “riviitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi. Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian. Ura është simbol i integrimit, e që është punë e përbashkët e Kosovës me partnerët tanë. Qeveria është edhe për lëvizje të lirë edhe për integrim të qytetarëve”, thuhet tutje.

Ndryshe, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe shtetet e QUNIT-it, ka deklaruar se në konsultim edhe me vendet e QUINT-it, nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të gjendjes së tanishme të urës.

“Në bazë të instruksioneve të kryeqyteteve të mëdhaja Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë…  dhe të SHBA-së, në konsultim me NATO-n,  nuk mundemi të mbështesim asnjë ndryshim të gjendjes së tanishme të urës së Ibrit në Mitrovicë”, tha Hovenier./TelegramNews.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews