Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe shtetet e QUNIT-it, para medieve ka deklaruar se në takim është diskutuar për çështjen e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë, përcjell TelegramNews.
Hovenier deklaroi se në konsultim edhe me vendet e QUINT-it, nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të gjendjes së tanishme të urës.
“Në bazë të instruksioneve të kryeqyteteve të mëdhaja Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… dhe të SHBA-së, në konsultim me NATO-n, nuk mundemi të mbështesim asnjë ndryshim të gjendjes së tanishme të urës së Ibrit në Mitrovicë”, tha Hovenier.
Ndryshe, ditë më parë Bashkimi Evropian porositi se çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të Brukselit.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka komentuar se Brukseli ka parë mjaft kriza e njëkohësisht, sipas tij, shumë pak zgjidhje dhe hapa që çojnë drejt depërshkllëzimit.
Derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentes, Vjosa Osmani e cila ka dekelaruar se kjo çështje nuk duhet të bëhet temë e negociatave, duke e konsideruar një hap të tillë si një shkelje të rëndë të sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.
“Vuçiq nuk ka çfarë të pyesë për hapjen e urave për qarkullim në Republikën e Kosovës,” deklaroi Osmani.
Ajo theksoi se dialogu i vetëm që duhet të zhvillohet është ai brenda Kosovës, mes institucioneve vendase dhe partnerëve të sigurisë, sidomos me NATO-n.
Presidentja theksoi rëndësinë e ndërtimit të një plani të përbashkët për hapjen e urës për qarkullim, duke marrë parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve./TelegramNews./