Ministria e Admnistratës dhe Pushtetit Lokal ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni për shpërndarjen e Kuvendit Komunal dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti i LDK-së në Gjilan, Gentrit Murseli.
Në postimin e tij, Murseli i ka bërë apel publik kryetarit Hyseni që të shqyrtoj kërkesat e opozitës për hir të qytetarëve dhe për të dal nga kriza.
Postimi i plotë:
REFUZOHET KËRKESA E ALBAN HYSENIT PËR SHPËRBËRJEN E KUVENDIT!
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) zyrtarisht ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Komunës së Gjilanit për shpërbërjen e Kuvendit të Komunës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja!
Kryetar, ky është apel publik!
Për hir të qytetarëve, pranoni shqyrtimin e kërkesave të partive opozitare dhe ofroni një zgjidhje për dalje nga kjo situatë që nuk i sjell dobi askujt.
Kërkesa joligjore për shpërbërjen e Kuvendit ka vërtetuar dështimin tuaj për zgjidhjen e çështjeve përmes kompromisit. Andaj, reflektoni!
Veproni menjëherë, sepse interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm sesa kalkulimet tuaja politike.