Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të prezantojë programin ekonomik, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë.
Sipas njoftimit, programi do të prezantohet sot në orën 18:00, në Sallën e Kuqe.
Njoftimi i plotë:
Ju ftojmë që ta përcjellni prezantimin e programit ekonomik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë ashtu siç dhe e meritojmë.
Sot (e hënë), më datë 11 nëntor, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe, LDK do të shpalosë alternativën për ta rigjallëruar ekonominë e Kosovës.