Qeveria e Kosovës ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Ky vendim është marrë dje në një mbledhje elektronike, ka njoftuar Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.”, thuhet tutje.