Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë që partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po i konvenon Kuvendi as tash që janë në qeveri, e as kur kanë qenë në opozitë.
“Me gjasë atyre (LVV-së), atyre nuk po iu konvenon Kuvendi as kur kanë qenë në opozitë sepse nuk na linin në që të punojmë dhe nuk është duke iu përshtatur as tani që janë në qeveri. Atë që po e them është që qytetarët i votuan ata në zgjedhjet e fundit nacionale, dhe iu dhanë 51 për qind të votave, dhe sot pamjet në tri seancat e fundit janë për mjerim”, tha Bajrami.
Më tej, deputetja tha se edhe pse i kanë 50 përqind të votave përsëri LVV nuk gjen guximin që të vijë në seancë.
“Këto nuk janë të vetmet seanca. Kemi pasur gjatë kësaj legjislature edhe seanca të tjera të cilat janë braktisur prej Shumicës parlamentare. Merreni me mend, i kanë 50 për qind të votave dhe nuk e gjejnë guximin të vijnë dhe të përballen”, tha Bajrami në emisionin “Rubikon”