Punëtorët teknikë të Kuvendit hyjnë në grevë, kërkojnë rritje page

Me kërkesë për rritje page, punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është që paga të rritet në 550 euro.

Punëtoret kanë thënë se nuk do të ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtoreve teknik të Kuvendit të Kosovës, ka thënë për Ekonomia Online se kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta, pasi për gati 3 vite janë duke bërë kërkesa që pagat të rriten.

Sipas saj, operatori privat tash e sa kohë nuk është duke u përgjigjur kërkesave të tyre, teksa kërkojnë që paga e tyre të jetë 550 euro.

“Ne kemi dalë sot të shfaqim pakënaqësitë tona që kemi për pagat shumë të ulëta. Kemi bërë kërkesa që tri vite pa ndërpre kërkesat i kemi pasur por operatori kurrë asnjë herë nuk është përgjigjur as më bërë takim me ne. Në fillim të korrikut kemi bërë një protestë me paralajmërim që në do të hymë në grevë nëse nuk ndërmerret diçka me na rrit pagat tona. Pagat ne i kemi shumë të ulët 275 euro ne i kemi pagat mujore këtu. Punojmë 8 orë, kur është seanca ne punojmë me ora të stërzgjatur, nuk paguhemi, udhëtimi nuk na paguhet, shujta e ushqimit nuk na paguhet, nuk na paguhet, që 20 vite punoj mua nuk me paguhet as një ditë shtesë”.

“Tash për tash paga është shumë e ulët, të gjitha institucionet paga kanë lëvizur janë bërë 405 euro këtu të na nuk ka lëvizua asgjë.  Kërkesa jonë është 550. Patjetër, në nuk e ndërpresim deri në plotësimin e kërkesave”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews