Pula: Sanksionet ndaj Kosovës fuqizuan pozitën kërkuese të Serbisë në veri

Gjatë javës së ardhshme pritet që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dorëzojë raportin lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.

Ky raport duhet t’iu dorëzohet shteteve anëtare të cilat më pas shqyrtojnë nëse janë pjekur kushtet për heqjen e masave, të cilat BE i kishte vendosur vitin e kaluar.

Akoma mbetet e paqartë nëse Borrell do të rekomandojë qartazi heqjen e masave që do ndihmonte marrjen e vendimit në këtë drejtim.

E njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula për Telegrami.co, tha se me vendosjen e masave ndëshkuese, pozita politike e Republikës së Kosovës është goditur duke e zbehur sipas tij,  rolin e saj negociues në procesin e dialogut dhe zbehjen e vullnetit politik të aleatëve të Kosovës për t’a ndaluar fushatën agresive të Serbisë kundër njohjeve eventuale dhe anëtarësimeve në organizma ndërkombëtar, pëfshirë  Këshillin e  Europës.

“Në historikun e vendosjes së masave apo sanksioneve nga ana e Unionit Europian (UE) përkatësisht organit propozues të Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të UE-së, masa apo sanksione të UE-së të cilat, duhet të jenë në përputhje me detyrimet e të drejtës së UE-së, si dhe duhet të ketë një konsensus nga shtetet anëtare për aprovim. Duhet thënë se masat apo sanksionet e UE-së, zakonisht janë të nevojshme për të promovuar paqen, demokracinë, respektimin e shtetit të së drejtës, dhe të drejtat fundamentale të njeriut, në rastin e Republikës së Kosovës. Prishtina politike, në asnjë rast nuk ka cenuar të drejtat e njeriut, nuk ka cenuar shtetin e së drejtës, nuk ka cenuar demokracinë, apo paqen ekzistuese në pjesën veriore të vendit, përveç se përpjekjes për t’a jetësuar nenin 2 të Kushtetutës. Në fund të Muajit Qershor bëhen plotë një vit nga vendimmarrja e UE-së, të disa masave të vendosura ndaj Kosovës, e që në esencë, pozita politike e Republikës së Kosovës është goditur duke e zbehur kështu rolin e saj negociues në procesin e dialogut; nështrimin për t’iu bindur kërkesave insistuese të padrejta kundrejt Kosovës, siç ishte dhe vazhdon të jetë kërkesa lidhur me Bashkësinë e Komunave Serbe (“zajednica”); apo edhe zbehjen e vullnetit politik të aleatëve të Republikës së Kosovës për t’a ndaluar fushatën agresive të Serbisë kundër njohjeve eventuale dhe anëtarësimeve në organizma ndërkombëtar, apo së fundmi rrjedhën e procesit për në Këshill të Europës”, tha Pula.

 Më tej, Pula theksoi se vendosja e masave të BE-së, ndaj Kosovës, ka fuqizuar Serbinë sa i përket kërkesave edhe për procesin zgjedhor në veri të vendit.

Derisa ripërsëriti se masat ishin dhe mbeten të padrejta e të paarsyetuara sipas detyrimeve dhe të drejtës së UE-së.

“Poashtu, vendosja e masave ndaj Republikës së Kosovës nga UE-ja, ka fuqizuar pozitën kërkuese të Serbisë në zgjerimin e kërkesave të tyre edhe për procesin zgjedhor në katër Komunat veriore të vendit, në dëm të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Kosovës!, sepse fuqizimi i ndikimit të federatës Ruse ndaj Serbisë, duke u përdorur diplomacia ekonomike e ajo ushtarake, ka shtyrë përpara vullnetin e UE-së për t’i vendos Kosovës masa përkundër se ishin dhe mbeten të padrejta e të paarsyetuara sipas detyrimeve dhe të drejtës së UE-së”, shtoi Pula.

Ndryshe, masat ndaj Kosovës ishin vendosur në mesin e muajit qershor të vitit të shkuar si reagim i Brukselit ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut.

Në mes tjerash u suspenduan takimet me zyrtarët kosovar, pos tyre takimeve që adresonin krizën; u suspenduan takimet ne kuadër të  Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit; u suspenduan fondet nga instrumentet e pra-anëtarësimit si dhe u nuk u morën përsysh projektet që i dorëzoi Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Teksa gjatë ditës së djeshme anëtarët e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë janë takuar me ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku temë kryesore ishte largimi i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Rohde tha se kanë pasur diskutim miqësor për çështjet aktuale siç është Këshilli Evropës, heqja e masave të BE-së, etj.

“Po, fillimisht jam ftuar nga Komisioni për Punë të Jashtme, nuk është hera e parë dhe kemi pasur gjithmonë një diskutim shumë miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe ju e dini, nënvizova qëndrimin e Gjermanisë si partner shumë i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe se shumë shpejt do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, tha Rohde./Telegrami.co/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews