Pse sëmuren më pak e vdesin më shumë të prekur me kancer në Ballkan?

Tek  fëmijët e klasave të teta e nënta duhet  zhdukur  mentalitetin e mosmarrjes së vaksinës HPV, të cilën e refuzojnë  gjeneratat  duke paragjykuar fertilitetin.

25% më e lartë është shkalla e vdekshmërisë së  të prekurve me kacer në Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova,sesa  në shtetet e BE-së.

Kjo shifër ka dalur nga  Profesori  Fizikës mjekësore në Universitetin e Tetovës dhe aktivist i shëndetit botëror, Bashkim Ziberi dhënë Zërit të Amerikës,në një emision rreth  zhvillimit të sëmundjes së shekullit që është kanceri në botë.Duke  elaboruar  vdekshmërinë e pacientëve  në Ballkan – BE, ku krahasimisht Ballkani ka më së paku të prekur me kancer ,në raport me  BE-në,por ku vdekshmëria është 60% ndërsa në BE , 35%.

Profesori Ziberi , alarmon   për mostrajtim adekuat , të të prekurve me kancer në  vendet e Ballkanit Perëndimor, duke  kontestuar kualitetin e trajtimit në fazat e ndryshme të zhvillimit  të sëmundjes.

Profesor Ziberi pjesëmarës i programit Fulbright në Institutin  për Kancer ”Dana Farber”, të Universitetit të Harvardit, sqaron arsyet pse ekziston ky dallim i madh në mes  shteteve që gjeografikisht janë në Evropë ,BE-Ballkan.I ndodhur  ditë më parë  në Uashington, në cilësinë e bashkëorganizatorit të takimit të shëndetit   botëror motoja e të cilit është zbutja e dallimeve dhe pabarazisë, në trajtimin e fazave të hershme të  pacientëve  me kancer, në vendet e zhvilluara ,krahasuar me  vendet në zhvillim.

Pajisjet për trajtim dhe mirëmbajtja e tyre, janë shkaqe  shumë të rëndësishme në suksesin dhe dështimin e shërimit të pacientëve me kancer, vlerëson profesori Ziberi.

“Nuk përfundon puna vetëm me sigurimin e  pajisjeve. Ato duhen mirëmbajtur  dhe profesori  spikat se ka aparaturë që nuk është vendosur në funksion të  zbatimit shërues.

“Mungojnë personat e  kualifikuar për profesione të tilla, por përveç kësaj, mungon edhe strategjia e  institucioneve publike për të krijuar kuadro të tillë”, thotë ai duke shtuar  cili kancer është më i përhapuri në rajon  të Ballkanit:

Në vendin tonë, kanceri numër një , është ai i mushkërive dhe në pjesën më të madhe ka të bëjë me konsumimin e lartë të duhanit.

Lloji tjetër  është kanceri i gjirit tek gratë,pastaj kanceri i zorrës së trashë, e kështu me radhë. Duhet cekur se një pjesë e madhe e këtyre kancereve kanë  mundësi shërimi, nëse zbulohen me kohë.

Ka edhe lloje të tjera kancerësh që janë më vdekjeprurës dhe që janë në përqindje më të vogël tek pacientët, por që vdekshmëria është  mbi 95% siç është kanceri i pankreasit.

Profesor Ziberi, si një preventivë  shërimi e ka marrë vetëdijesimin e hershëm të popullatës në rajon .

Profesor Zyberi, e thotë se në vendet e Ballkanit ,ka teknika që vetëm zbulojnë  kancerin dhe, sa për trajtim  shërues është më vështirë të flitet.

Instituti i Onkologjisë në Prishtinë, ka  thënë ditë më parë  për Telegrami.co se  në Kosovë ka më së paku të prekur me kancer dhe të pyetur për faktorët e burimit të kancerit,ata nuk kanë pasur kohë të përgjigjen.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews