​“Pse nuk e ke uruar Ballkanin?”, Çeku “zihet ngushtë” gjatë raportimit në komision

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku të martën ka raportuar në lidhje me gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit ku u raportua për një dëmtim të buxhetit të shtetit mbi 1.5 milionë euro.

Por përtej kësaj teme, nuk munguan përplasjet e ministrit Çeku me deputet që janë pjesë e këtij komisioni.

Një të tillë i pari i MKRS-së e pati me deputeten nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi e cila kërkoi sqarime nga Çeku në lidhje me mos prezencën e tij me rastin e festës së titullit kampion të Kosovës. Bytyqi tha se Çeku nuk e bëri promovimin e kësaj skuadre duke mos pasur as edhe një postim në “Facebook”.

Bytyqi: Si ministër nuk po i promovoni klubet sportive sa duhet

“Sa keni bërë ju për promovimin e ekipeve sportive. E kemi ekipin e Ballkanit që tri herë radhazi po shpallet kampion dhe nuk keni qenë ën gjendje ta bëni një postim për ta uruar. Gjithashtu e kemi edhe një ekip të ri në Suharekë që është shpallur kampion dhe ka kaluar në Superligë dhe nuk keni qenë ën gjendje, jo pjesëmarrje, por as postime të bëni. Sa jeni në gjendje t’i avanconi këto sporte sepse përderisa nuk je në gjendje të marrësh pjesë në shpalljen kampion, nuk e di çfarë duhet të bësh tjetër ti”, tha Bytyqi.

Ndaj kësaj pyetje Çeku reagoi duke thënë se është i papërgatitur për të dhënë përgjigje të tilla.

Çeku: Nuk jam i përgatitur për këto lloj pyetjesh

“Kur të doni më ftoni, jam këtu për t’iu treguan për postime e mia në ‘Facebook” edhe bisedojmë. Më jepni kohë, mos më zini në befasi të përgatitem zyrtarisht, institucionalisht të iu tregoj edhe çfarë kemi bërë për Ballkanin”, tha Çeku.

Ndryshe, Ballkani u shpall kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews