Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka thënë se Qendra multifunksionale e Podujevës po merr formë.
Ministri në Facebook tha se në ndërtesën që do të ju shërbej të rinjve të Podujevës po vazhdojnë punimet.
“Kjo qendër që si investim kap shumën afër një milion euro, do t’i ketë katër salla multifunksionale, amfiteatrin, hapësirën për ngjarje publike, sallën e mbledhjeve, administratën, depot dhe të tjera në një hapësirë totale prej 1400 metra katrorë”, tha Çeku./TelegramNews./