Pse ishte ngritur në Rugovë “Kulla e Rankoviqit”?

Më pak se dhjetë vjet pas luftës së dytë botërore, Serbia dhe Mali i Zi, përgatisnin aksion të ri famëkeq për vrasjen dhe terrorizimin e shqiptarëve të mbetur në vatrat etnike!

Për Serbinë dhe Malin e Zi të asaj kohe, ishte pak vrasja dhe masakrimi i rreth dhjetë mijë shqipiptaverë në Tivar!Serbia dhe Mali i Zi, përgatisnin aksionin e fundit të dëbimit të shqiptarëve dhe ky dëbim kërkonte organizim shtetëror I cili nuk do të dukej si fushatë, por do të ndodhte cdo gjë nën një konspiracion sekret shtetëror, ku efekti i debimit të shqiptarëve do të ndodhte, por krejtë kjo nuk do të duhej të dukej si aksion i shtetit!

Në kuadër të këtij aksioi, rolin e vet e luante numri dy i Jugosllavisë pas Titos e ky ishte qetniku Aleksanda Rankoviq i cili në fshatin Kuqishtë të rajonit të Rogovës në Bjeshkët e Nemura, kishte ndërtuar shtëpinë e tij që merrte eptetin si “Kulla e Rankoviqit” që u bë kobëtare për shqiptarët e Rugovës.

Ishte një shtëpi në një livadh nën malet e larta rugovase, ku lumi Bistrica e Rugovës, I kalonte nga perëndimi dhe nga fytyra e saj përballë “mullirit të Isufit”, pranë të cilit shqiptarët e Rugovës persekutoheshin nën akuzat për posedim armësh, duke u lënë të rrahur në akullin e lumit netëve të ftohëta të dimrit të rëndë në Rugovë!

Cka në fakt ndodhte në Kullën e Rankoviqit dhe pse ishte ngritur ajo shtëpi?

Në një vend të bukur natyror, Kulla e Aleksanda Rankoviqit në Kuqishtë I shërbente Serbisë për grumbullimin e armëve më 1956, kur u vranë dhe u rrahën qindra shqiptarë.Ata që kishin armë, rraheshin mizorisht deri në vdekje, e ata që nuk kishin akuzoheshin dhe shkatërroheshin shëndetëishtë duke i mbajtur të zbathur e të zdeshur në jazin e mullirit të Keqë Sadrisë.

Serbo-malazezët e kishin provuar plumbin e rugovarëve të kaqakëve të Sali Ramës me gradë major i ushtrisë shqiptare, njeriu I odave dhe këngëve folklorike I cili jetojë në bunkerët e gurtë dhe në shpella për dy vjet e më pas 12 vjet vite burg i mbajti në burgun Nishit.

Pas këtyre aksioneve qetnike, në Rugovë lindën shumë legjenda, ndër të cilat është edhe ajo e “gurit të vajzës”, e cila thot se kur serbët deshën ta kapnin një vajzë rugovane, guri lëvizi aq shpejtë sa vajza I shpëtojë dorës së zezë serbo-malazeze dhe ajo shpëtojë falë tij!

Tani kulla e Rankoviqit është e rrënuar.Shkallët e bëra me rrënjët e lisave dhe nga bari natyral, ekzistojnë.Ekzistojnë edhe themelet e saja aty ku rruga qonte për në Malin e Zi.Pak më tej është vendosur kufiri që ndan Kosovën dhe Malin e Zi, pas dy vitesh kontesti të demarkimit të kufirit me shtetin fqinjë që tani Kosova ka vënë marrdhenje miqësore si kurrë më parë në histori.Megjithatë, e kaluara nuk harrohet dhe ajo I shërben historisë!

Në oborrin e saj qëndrojnë dy lisa qindvjeqarë pranë Bistricës së Rugovës që rrjedh në drejtim të Pejës.Kulla thonë rugovasit, ishte ndërtuar në vendin ku këndonin bilbilat, te ura e Austro-Hungarisë së pushtetshme.

Për brezat e rinjë që nuk dinë kush ishte Rankoviqi, vlen të thihet se Aleksandar Rankoviqi, ishte një antishqiptar I përbetuar të cilin Titoja e kishte rrëzuar nga pushteti në Plenumin e Dytë të Brioneve pasi kishin dalur në sipërfaqe vrasjet, rrahjet në kuadër të një aksioni për mbledhjen e armëve tek shqiptarë, qëllimi I të cilit aksion ishte hapja e rrugës për ikjen e shqiptarëve në Turqi me një marrveshje Serbo-turke ku pastaj braktisën Kosovën rreth gjysëm milioni shqiptarë të përndjekur nga Serbia!

Kullën e kishin ndërtuar të burgosurit politikë të asaj kohe që me gjasë ishin shumica shqiptarë dhe ajo ishte ngritur duke shërbyer si një bazstion qëndrimi qetnik për të vrarë shqiptarët e Rugovës e më gjerë!”Aty I tubonin të arrestuarit shqiptarë”, tregonte plaku ndër të vetmit që jetonte në Rugovë kah vitet 2004, Shaban Sylë Bardhaj I lindur më 1927.

Ai tutje tregonte si ndodhi ndërtimi i kullës:
“Azemi ia shiti tokën një pejani dhe nuk di si ndodhi që ai e lëshojë tokën, për ndërtimin e Kullës së Rankoviqit?

Rankoviqi asajde sillej me truprojet e veta dhe qëllimi I tij nuk ishte gjahu malor se ishte Rugova e pasur me bisha malore, por ishte kryesishtë qëllimi për terror ndaj nesh shqiptarëve dhe këtë gjë ne e dinim mjaftë mirë edhe pse ai mundohej ta maskonte me fjalë të bukura politike sikur dinin ta bënin komunistët e atëhershëm!

Azemi, ndoshta as nuk ka mundur ta pengonte të mos ia jepte tokën asaj kulle se nuk kishte fuqi ta ndalte ndërtimin e saj.
Rugova ishte më e izoluar dhe Rankoviqit I kishte shërber një vend I tillë që larg syve të shqiptarëve të vriste dhe rrahte sa më shumë shqiptarë, Të mbante aty larg syve edhe kufoma edhe të tubuar si të arrestuar.Shumë shqiptarë në kohën e aksionit të mbledhjes së armëve kanë vdekur në kullën e tij dhe dhe në mullirin e Keqë Sadrisë.

E kam parë vetë kah I rrahë shqiptarët, tregon plaku q kishte shpëtuar nga masakra e Tivarit, falë fatit të jetës.Shumë shqiptarë I ka mbajtur të zdeshur në jazin e mullirit në akullin e trashë qysh din të bëhet në Rugovë gjatë dimrave të tmerrshëm që ndodhin këtu.

Këtu kanë vrarë e masakruar shqiptarët në emër të posedimit të armëve dhe shteti nuk ështëe që nuk I dinte këto gjëra të gjitha, por qëllimi ishte të ikin shqiptarët sepse ishin popull që nuk e donin Jugosllavinë”, thoshte plaku në shtëpinë e vet. /Telegrami.co/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews