Një person ka vdekur në Shtupeq të Rugovës si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.
Keshtu ka konfirmuar per TelegramNews zëdhëndësi i Policise për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një aksident me motoçikletë ka ndodhë rreth orës 16:40, në Shtupeq të Rugovë, në të kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marr lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit”, tha ai për Telegram News.