Prokurorja e Speciales, Kimberly West dhe zëvendësi i saj vizitojnë Kosovën

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West dhe zëvendësprokurori i Specializuar, Ward Ferdinandusse po vizitojnë Kosovën.

Wesr dhe zëvendësi i saj do të takojnë gjatë vizitës së tyre, ndër të tjerë, drejtuesit e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së.

Në njoftimin e lëshuar nga prokuroria thuhet se West, një ish-prokurore amerikane me përvojë si në hetime politike të nivelit të lartë ashtu edhe në hetime ndërkombëtare për krime, pasoi Jack Smith në postin e Prokurorit të Specializuar në tetor 2023.

“Ferdinandusse, një ish-prokuror holandez, udhëhoqi ndjekjen penale nga Holanda të çështjes së rrëzimit të aeroplanit të linjës ajrore malajziane MH-17 mbi Ukrainë nga separatistët rusë dhe ukrainas në vitin 2014”.

“West është Prokurorja e tretë e Specializuar, pas Smith i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën 2018-2022, dhe David Schwendiman, i cili shërbeu në periudhën 2016-2018”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews