Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë. Sipas tyre një person ka njoftuar se është gjuajtur me armë zjarri nga persona të panjohur gjatë kohës sa ishte duke lëvizur me veturë.
Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 6 gëzhoja.
“Prishtinë 26.06.2024-19:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.