Komuna e Prishtinës ka mbajtur ekspozitë me pesë projekte të përzgjedhura për sheshin “Adem Jashari” në Kryeqytet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ekspozita do të jetë e hapur për një javë dhe qytetarët do të votojnë për projektin më të mirë.
“Ekspozita shpalos pesë projektet e selektuara nga juria profesionale përmes Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit. Qytetarët mund të shohin nga afër këto projekte dhe të votojnë për projektin e pëlqyer”, ka shkruar Rama.
Projektet janë ekspozuar në ndërtesën e vjetër të Kryeqytetit, Kati 1, Salla e Konferencave. /TelegramNews.