Presion ndërkombëtar për asociacionin

Sa herë shfaqet presioni ndërkombëtar për formimin e asociacionit, Kryeministri Kurti del me ide të reja se qeveria do ta formulojë një draft satus të asociacionit.

Këto ditë janë rritur zërat e qeverisë për një asociacion që do ta draftojë vet qeveria dhe ta përcjellë në Burksel.

Të njëjtin propozim Kurti e ka bërë edhe para  dy muajsh, kur kryesuesi i BE-së për zgjerim dhe siguri Borrell ka refuzuar ta pranojë si opsion real , pak para mbledhjes për pranimin e Kosovës në KiE. Atëbotë, Borrel kërkonte që Kurti   ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese draft statusin e  Miroslav Lajçak, drafti më pro autonom serb për veriun deri më tani.

Dy partitë e mëdha opozitare janë prononcuar  rreth  presionit të fundit  ndërkombëtar për asociacionin.

Enver Hoxhaj, ministër për disa mandate  në PDK dhe   ish ushtrues detyre i PDK-së , ka thënë se  bisedat pa strategji të Albin Kurtit me  Serbinë dhe BE-në, i kanë dhënë  rast Brukselit  të japin idetë  e themelimit të një asociacioni për  ta mbyllur  problemin e veriut.

“Kryeministri ia ka dorëzuar vet mundësinë  faktorit ndërkombëtar  për ta formuar  një draft asociacioni që ta mbyll problemin e asociacionit…”,ka thënë Hoxhaj.

Gabimet e Kurtit i ka përmendur edhe  Lutfi Haziri i LDK-së i cili ka thënë se Kurti nuk ka strategji  në bisedime për asociacionin.

Rreth një bashkëpunimi të cenueshëm  mes qeverisë Kurti dhe  SHBA-së kanë folur edhe zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit  të cilët kanë apostrofuar  pakënaqësi  të bashkëpunimit mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews