Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për të diskutuar zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe procesin e caktimit të datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Ata gjithashtu folën për forcimin e raporteve bilaterale dhe koordinimin për interesat kombëtare.
“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm. Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.