Të gjitha asetet financiare dedikuar ndihmave të jashtme programore amerikane, janë pezulluar nga Presidenti Donald Trump për tre muajt e ardhshëm dhe ato siç është thënë, nuk do të lejohen pa u rishikuar rrugët e harmonizimeve politike me donatorin .
Kjo i bie që SHBA nuk do të lejojë shpërndarjen e ndihmave për asnjë shtet, pa u kuptuar se ai është në linjë me politikat e SHBA-së.
Në këtë “sanksione”, të përkohshme që janë limituar në 90 ditë, bën pjesë edhe Kosova, por ajo që lë të kuptohet është se edhe pas skadimit të afatit, SHBA do t’i rishikojë politikat e saj në raport me shtete që marrin ndihmën.
Përputhshmëria politike pritet të jetë kriter themelor që një shtet tjetër të jetë përfitues i donacioneve apo ndihmave nga SHBA, çoftë edhe për ndonjë program të caktuar.
Shumica e fondeve të cilat janë ndarë nga Kongresi, nuk është qartësuar nëse do të preken, apo nëse do të futen në listën e shpenzimeve, por urdhri i nënshkruar që në ditën e parë të mandatit thotë se burokracia dhe industria e ndihmës së huaj, nuk përputhen me interesat amerikane dhe për më keq në shumë raste janë edhe në kundërshtim me vlerat amerikane, prandaj kjo shmangie nga demokracia e SHBA-së, pritet të merr epilog pas rishikimit të raporteve ndërshtetërore.
Agjencitë Amerikane për Zhvillim janë organet kyçe që merren me drejtimin e ndihmave të huaja dhe Trump ka bërë kritika të ashpra në adresë të shpërndarjes së çdo dollari amerikan jashtë vendit, pa pasur një përputhshmëri interesi bilateral.Trump ka kritikuar edhe ndihmat amerikane për financimin e luftës së Ukrainës, ndonëse ato kapin diçka më pak se 1% të buxhetit të shtetit.
Trmp që pritet ta ndryshojë botën duke ulur nivelin e pranisë amerikane në botë, veçmas duke ndarë mjetge financiare nga shteti, ka premtuar edhe në ditën e parë të punës se do ta ndalë luftën në Ukrainë, pa treguar se cilat metoda do të zbatohen për këtë premtim.
Një lëvizje historike e Trump pritet të ndodh në drejtim të Rusisë pasi dy orë para inaugurimit të Trump si president, Vlladimir Putin ka uruar atë për instalim në Shtëpinë e Bardhë.
Vendimi për pezullim të ndihmave do të ketë ndikim negativ edhe në Kosovë sepse miliona euro financime programore janë ndarë për Kosovën që nga viti 1999 dhe Kosova ka qenë përfituese edhe nga MCA dhe USAID dhe shumë fondacione tjerae të cilat janë firmosur në vlera milionëshe drejt Kosovës e vetëm kontrata në vlerë prej rreth 35 milionë eurove dërgim në Kosovë e firmosur vitin e kaluar nuk dihet nëse do të ekzekutohet për në Kosovë.
SHBA-të me Trump në krye kanë hequr dorë edhe nga financimi i pastrimit të klimës globale edhe në mandatin e dytë, duke ndjekur të njëjtën strategji politike sikur edhe në mandatin e parë./Telegram News