Në ditën e parë të detyrës së tij zyrtare si president i SHBA-së, Presidenti Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv, fali 1500 persona të dënuar për sulmet e janarit të vitit 2021 në Kapitol, të cilët dolën në mbrojtje të presidentit Trump që humbi garën elektorale ndaj presidentit Biden.
Me nënshkrimin e këtij urdhri, Trump përmbushi qysh në ditën e parë një premtim elektoral të bërë gjatë fushatës në vitin që lamë pas.
Ceremonia e nënshkrimit të disa urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, përfshin edhe uljen e dënimit për 14 të dënuar të po asaj dite ndaj Kapitolit, ku humbën jetë disa policë sigurie, të sulmuar nga mbi 500 sulmues që pretendonin se administrata Biden kishte tjetërsuar numrin e votave në disa shtete elektorale.
Janë firmosur edhe disa urdhra ekzekutivë si emergjencë nacionale të cilat Trump i vuri në prioritetin e padiskutueshëm që duhen zbatuar nga dita e parë:
Garantimi i kufirit me Meksikën për ndalimin e hyrjes së emigrantëve si çështje e qeverisë federale, dëbimi i emigrantëve pa leje qëndrimi në SHBA, Kanali i Panamasë, njohjen vetëm dy gjinore në SHBA dhe anulimi i 78 urdhrave të administratës Biden.
Mijëra emigrantë që jetonin në SHBA të ardhur përmes kufirit të Meksikës, kanë nisur të kthehen në shtetin nga kanë hyrë për të mos u përballur me dënime të ashpra të adnistratës Trump.
Presidenti Trump, ka ndërhyrë në rregullimin e bizneseve duke i lehtësuar nga legjislacioni i tepruar i qeverisë Biden, për siç e ka quajtur ai, funksionim më të efektshëm të bizneseve.
Çfarë pret Kosova nga SHBA, në administratën Trump?
Sipas raportimeve nga takimi i Ramush Haradinajt me emisarin për çështje speciale ku bie edhe Ballkani Perëndimor dhe Kosova gjatë së dielës, ka dalë informacioni se administrata Trump, nuk do të bashkëpunoj me Qeverinë Kurti, raporte të cilat edhe ashtu kanë qenë të përkeqësuara gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump.
Kosova nuk është përfaqësuar me asnjë zyrtar qeveritar e presidencial të hënën në inaugurimin e Presidentit Donald Trump, derisa Ramush Haradinaj dhe Shkëqim Devolli kanë pasur takime të shumta me senatorë dhe kongresistë amerikanë dhe me zyrtarë të administratës Trump në instalim e sipër.
Qëndrimi i Presidentit Donald Trump për sa i përket Ballkanit Perëndimor, më nuk qëndron i ngrirë sikur ishte në mandatin e parë të tij, por është vënë në prioritet të administratës së re amerikane, por siç ka konfirmuar edhe ish- diplomati i Kosovës nga PDK Enver Hoxhaj, “Kosova i ka dyert e mbyllura në administratën Trump, me këtë qeveri që ka izoluar shtetin…”.
Kosova që mban zgjdhjet me datën 9 shkurt muajin e ardhshëm, pret largimin e Qeverisë Kurti dhe instalimin e një qeverie nga blloku opozitarë, i cili do të riparojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në që u përkeqësuan gjatë qeverisjes Kurti 2. /Telegram News