“Lydykyhi, me i mytë”- Bërtima e Kurtit nga Llapi sërish i kushton VV-së, e dënon PZAP-ja

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar për të dytën Lëvizjen Vetëvendosje me gjobë 3 mijë e 500 euro për përdorim të gjuhës së urrejtjes nga kryetari i saj dhe kryeministri aktual, Albin Kurti.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për gjuhën denigruese dhe nxitje të urrejtjes të kryeministrit, Albin Kurti, nga një tubim në Podujevë. Kësisoj, PZAP-ja e ka dënuar me 3,500 euro partinë e Kurtit.

“Të dashur qytetaret te Llapit, LYDYKYHI – Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është Lidhje, por është lodhje, dhe nuk është demokratike por është dokrratike. E ne përgjithësi mendër methanë opozita po i japin zor mule anej mule knej për vend të dytë, poget e kanë pa edhe ata vet që s’ka ymyt, se qashtu qysh Shpejtimi i ka myt, Vetëvendosja po i myt cep me cep ne Republikën e Kosovës”. Kjo fjali e shoqëruar me piskamë nga kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, i kushtoi subjektit të tij politik. 3,500 euro.

Kurti dhe VV-ja u dënuan për nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe përdorim të gjuhës denigruese, sipas vendimit të PZAP-së.

Nëpërmjet kësaj, Kurti ka shkelur Kodin e Mirësjelljes, që detyron kandidatët të jenë në atmosferë të tolerancës, demokracisë, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit.

Në arsyetimin e VV’së thuhet se lideri i tyre tentoi që ta thoshte këtë në mënyrë humoristike. Por një gjë të tillë s’e ka pranuar PZAP-ja, duke thënë se është përdorur me qëllim të denigrimit dhe përçmimit të LDK-së.

“Rregullat që rregullojnë fushatën zgjedhore kërkojnë nga subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre të shmangin përdorimin e gjuhës fyese, denigruese dhe urrejtëse, andaj sipas Panelit përdorimi i kësaj gjuhe në këtë rast konsiderohet si përkeqësim i klimës në të cilën duhet të zhvillohet gara zgjedhore dhe njëherit mund të rrisë tensione mes subjekteve politike. Nuk mund të konsiderohet që gjuha e tillë është përdorë në mënyrë humoristike, përkatësisht interpretimi humoristik e humb kuptimin marrë për bazë kontekstin që është përdorë dhe qëllimin e denigrimit dhe përçmimit të subjektit politikë në fjalë”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews