Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u prit sot në takim në Berlin nga presidenti i Gjermanisë Frank Walter-Steinmeier.
Walter-Steinmeier tha se Gjermania është e interesuar për stabilitetit rajonal.
Derisa dha mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.
Por që sipas tij, “Vendi duhet të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për këtë”.
“Presidenti federal Steinmeier sot ka pritur presidenten e Republikës së Kosovës, Viosa Osmani, në Berlin. Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe mbështet aderimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, theksoi presidenti Federal gjatë bisedimeve. Vendi duhet të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për këtë”./TelegramNews./